Aktualitet

Atentati ndaj Gjeloshit, biznesmeni iku me makinë të blinduar në spital. Autorët e monitoronin me kamera kurth

Kishin investuar gjithçka për atentatin, me përjashtim të shënjestrës finale

E.K
Atentati ndaj Gjeloshit, biznesmeni iku me makinë të blinduar në
Selman Mihana

KURBIN- Biznesmeni Ardian Gjeloshi duhej vrarë me çdo kusht! Për këtë në atentatin ndaj tij janë marrë të gjitha masat, me përjashtim të momenteve finale, ku autorët e maskuar që qëlluan me breshëri, arritën që ta godisnin vetëm me dy plumba, të cilët nuk e prekën në organet jetike. Nga kqyrja e ambienteve pranë biznesit të tij në Gurëz të Kurbinit, grupi hetimor ka zbuluar disa kamera kurth që ishin vendosur për monitorimin e lëvizjeve të Gjeloshit.

Në makinat Range Rover dhe Golf 4 që u gjetën të djegura pas ngjarjes, janë gjetur 4 armë kallashnikovë, me të cilat u qëllua në drejtim të Gjeloshit, dhe ku plumbat i morën jetën ekonomistit Selman Mihana.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka parë nga afër pamjet e momentit të vrasjes, thotë se autorët e dyshuar në orën 06:50 të mëngjesit, kanë hyrë në derën kryesore të biznesit të veshur me rroba policie, ndërkohë që në atentat dyshohet se kanë qenë të përfshirë 7 persona.

Ata kanë pritur që të hynte brenda kompanisë Gjeloshi, pasi nuk mund ta godisnin teksa ecte me makinën e tij, pasi lëvizte me mjet të blinduar. Kamerat spiune janë vendosur për të mbajtur nën monitorim shënjestrën, ndërsa Gjeloshi dyshohet se është mbajtur në vëzhgim edhe me dron.

Pas plagosjes Gjeloshi ka ikur me makinën e tij të blinduar në drejtim të spitalit. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Range Rover është vjedhur në Lezhë, ndërkohë që të dy automjetet janë gjetur të djegura në Zall, afër Urës së Milotit.

Vetë Gjeloshi nuk ka pranuar që të zbulojë konflikte të mundshme që ka pasur me persona të tjerë, ndërsa policia po heton në disa pista./ZËRI

Poll

MOS HUMB