
TIRANË- Banda e Lushnjes, e drejtuar nga Laert Haxhiu mund të kishte shkaktuar më shumë viktima. Por për fat të mirë shumë plane janë lënë në mes nga shumë anëtarë të bandës. Detajet janë zbuluar nga dosja e plotë e siguruar nga "Inside Story". Një rast i ngjashëm ishte Arjan Aliço, i njohur me nofkën "Arti i Braçes". Arjani dhe djali i tij kishin plagosur me thikë Julian Sulën, i njohur si Juli i Pashakos. Ndaj edhe kishte ardhur një porosi që t'i 'tregonin vendin'. Aliço njihet si ‘ushtari’ i Aldo Bares apo anëtar i grupit të tij pasi më 2009 u arrestua si pjesëtari i fundit i "Bandës së Lushnjes’’.
Në 2016, ai u arrestua sërish bashkë me djalin e tij pasi plagosën një 36-vjeçar, pra Julin e Pashakos. Më pas, Aliços në vitin 2018 iu qëllua me breshëri plumbash banesa. Nga të shtënat nuk pati të lënduar edhe pse në banesë ndodheshin dy gratë e familjes. Plani për ekzekutimin e tij...u la me aq!
Një tjetër ngjarje që nuk u finalizua ishte ajo e porositur nga Dubai. "Reno i vogël", një personazh i paidentifikuar me emrin e tij të plotë, kishte porositur vrasjen e Renato Kalivaçit, alias Andrea Çaushit. Porosinë ia kishte dhënë Julit të Pashkakos por ai nuk e kishte kryer për shkak se dikur kishte pasur shoqëri me Renato Kalivaçin. Po ashtu, nuk e kishte marrë përsipër asnjë nga 'djemtë' e Laertit, kështu që edhe ky plan dështoi!
Në Qershor 2021, Andrea së bashku me vëllain e tij, Visi Çaushi, si dhe Redjan Hadëri plagosën me armë zjarri pronarin e "Orange Club", Spiro Iljadhi dhe aksidentalisht një kalimtar të rastit, Marin Jano.
Zamir Hida u vra në masakrën e Lushnjes, por duket se vuajtjet nuk do kishin fund në familje, edhe me ikjen e tij. Genci Hida, daja i Zamir dhe vëllai i Besnik Hidës ishte shënjestra e radhës së Laertit. Kjo pasi ai ishte shqetësuar se xhaxhai kishte nisur të hidhte para dhe po hetonte lidhur me vrasjen e të nipit. Në momente të caktuara në shënjestër ishte dhe kunati i tij me emrin "Tani".
Për të kryer vrasjen, Tafani kishte kërcënuar me ekzekutim nga Laert Haxhiu kur i kishte deklaruar se do të largohej nga grupi.
Artan Tafani: Plani i Laertit ishte qe unë ta vrisja Gencin tek servisi kur ishte duke nxjerrë makinat. Më pas, t'i merrja makinën dhe të ikja. Unë e ruajta një javë por nuk rashë dakord se ishte shumë i rrezikshëm. Për këtë u zura keq në telefon dhe i thashë që nuk punoj më me ty dhe do shoh hallet e mia.
Laert Haxhiu: Eja më tako dhe ma thuaj përballë. Ti e di që ti dhe njerëzit e mi nuk keni ku shkoni...
Artan Tafani: Unë nuk shkova ta takoja se e dija ç'më priste...Ai vazhdonte më merrte në telefon dhe unë nuk i përgjigjesha.
Por, pavaërisht të gjithave, vrasja nuk u bë! Edhe për këtë rast, arsyet mbeten mister./Zëri.ai