Aktualitet

Atentati pranë shkollës në Lezhë, nxënësit dhe mësuesit bojkotojnë mësimin

Nxënësit dhe mësuesit kanë qenë të panikosur nga ngjarja e ndodhur pak metra larg oborrit të shkollës

E.K
Atentati pranë shkollës në Lezhë, nxënësit dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare në Rrile të Lezhës kanë bojkotuar mësimin, pas shokut që kanë pësuar nga atentati me armë që iu bë shtetasit Agron Puka. Ai u qëllua me breshëri arme pak metra larg shkollës, duke shkaktuar një gjendje paniku te nxënësit dhe mësuesit, të cilët kanë vendosur që sot të mos zhvillohet mësimi.

Në ambientet e jashtme të shkollës, u grumbulluan një pjesë e mirë e familjarëve të nxënësve, ndërkohë që fatmirësisht nga atentati nuk pati persona të tjerë të lënduar. 

Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Rrile të Lezhës, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të 54-vjeçarit Agron Puka. Ky i fundit sapo kishte lënë fëmijët në shkollë dhe po lëvizte me makinën e tij tij Audi. Autorët dyshohet se kanë qenë 4, të maskuar, 3 prej të cilëve kanë dalë jashtë makinës dhe kanë qëlluar. Puka mori një plumb në shpatull, dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB