Aktualitet

'I qëllova 6 herë se aq plumba kisha'/ Artan Tafani 'zbërthen' vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin

Në dëshminë e tij Artan Tafani deklaron se e ka qëlluar 6 herë në trup duke e lënë të vdekur në vend.

E.K
'I qëllova 6 herë se aq plumba kisha'/ Artan Tafani
Albi Bashaliu dhe Artan Tafani

TIRANË- Mëngjesin e 27 dhjetorit të vitit 2021, Albi Bashaliu ishte nisur për të shkuar në lokalin që shkonte thuajse çdo ditë në fshatin Gjoçaj të Peqinit kur u ekzekutua me 6 plumba nga Artan Tafani dhe Lulzim Spahiu. Këta të dy pas një atentati të dështuar më parë, këtë herë donin me çdo kusht realizmin e misionit.

Kështu priten në parkingun e lokalit derisa Albi Bashaliu doli jashtë. Në dëshminë e tij Artan Tafani deklaron se e ka qëlluar 6 herë në trup duke e lënë të vdekur në vend. Më pas kanë tentuar të largohen, por makina nuk është ndezur, kështu, thotë Tafani shkova tek Bashaliu që gjendej i shtrirë në rrugë dhe i mora çelësat e makinës së tij.

Pasi janë larguar makinën e kanë braktisur në Vilboshtovë të Fierit. Pas atrentatit, për të cilin ishin paguar 50 mijë euro, autorët i ndanë nga 20 mijë Tafani dhe Spahiu ndërsa 10 mijë euro i mori Laert Haxhiu.

“Pritem sa Albi parkoi makinën e tij, i kam gjuajtur 6 herë sepse aq fishekë kisha. Lulit nuk po i ndizste makina dhe i thashë që ta digjnim pasi kishim me vete dy bidona benzinë. Më pas unë shkova tek Albi që ishte i shtrirë dhe i mora çelësat nga dora”, thotë Tafani në dosjen e siguruar nga Inside Story.

Në makinë nuk kishte gjurmë gishtash pasi para se të largoheshin Tafani dhe Spahiu i kishin fshirë.

Shkak për vrasjen e Albi Bashaliut ishte hakmarrja. Enriko Xhahysa porositi vrasjen e Bashaliut për të marr hak për vrasjen e babait, nga vëllai i viktimës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB