Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

Koray Aniç u ndalua në hyrje të Shqipërisë pasi ishte në kërkim nga shteti turk për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

f.t
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në
FOTO ILUSTRUESE

KUKËS-Një 36 vjeçar turk është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Koray Aniç u ndalua në hyrje të Shqipërisë pasi ishte në kërkim nga shteti turk për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Morinës ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Turqia, të dënuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Koray Aniç, 36 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit, në Turqi.

Poll

MOS HUMB