Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet nga autoritetet greke ushtari shqiptar

Hristos Xheka ishte shpallur në kërkim më 8 maj nga autoritetet gjermane për “shitje të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale”.

F.m
I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet nga autoritetet greke
Foto ilustruese

SARANDË- Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Gjermania. Hristos Xheka nga Thumana kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Spartë, për shkak të shtetësisë greke pasi rezulton i lindur në Janinë dhe banues në Athinë.

Top Channel shkruan se me një urdhër europian arresti në dorë, efektivë të policisë së Spartës në bashkëpunim me ata të Githios, e kanë ndaluar sapo ka dalë nga reparti ushtarak.

Hristos Xheka ishte shpallur në kërkim më 8 maj nga autoritetet gjermane për “shitje të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale”.

Ai dyshohet se është përfshirë në veprimtari kriminale nga mesi i tetorit 2023 deri në 2 mars 2024 në Dortmund dhe vende të tjera të Gjermanisë. Tashmë pritet që Xheka të esktradohet drejt Gjermanisë.

Poll

MOS HUMB