
GREQI- Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është arrestuar nga policia greke në Janinë. Ai kërkohej nga autoritetet gjermane me një urdhër-arresti evropian të lëshuar kundër tij për detyrim seksual, ngacmim seksual dhe shpërndarje të materialeve pornografike.
Shqiptari u arrestua në orët e para të mëngjesit të së premtes (12 prill), kur është paraqitur në pikën e kalimit kufitar Gioni në Evros me qëllim kalimin në territorin turk, por gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave, konstatoi se ndaj tij është lëshuar një dokument prokurorie, raporton Protothema.
Në kërkim nga Shqipëria
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga autoritetet shqiptare. Një kontroll i të kaluarës zbuloi se ai akuzohet në për veprën e moskallëzimit të një krimi, për të cilën ai përballet me një dënim maksimal prej tre vjetësh burgim. Shqiptari i proceduar ndërkombëtarisht është dërguar në Prokurorinë kompetente të Apelit të Janinës. Dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë për nisjen e procedurave të ekstradimit.
/ZËRI