Aktualitet

I shpëtoi atentatit, Gjergj Ndërshtiqaj është vëllai i drejtorit të DRSHTRR Shkodër

RENEA ka blinduar zonën ku ndodhi ngjarja dhe ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

E.K
I shpëtoi atentatit, Gjergj Ndërshtiqaj është vëllai i
Gjergj Ndershtiqaj

SHKODËR- Gjergj Ndershtiqaj, i cili mbeti i plagosur këtë të martë në fshatin Grudë e Re në Shkodër është vëllai i drejtorit rajonal të Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, Marjan Ndershtiqaj. 28-vjeçari nuk ishte ''shënjestër'' e sulmit, por kunati i tij Gjon Nika. Të dy kanë marrë nga dy plumba, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autorët, të cilët dyshohet të kenë qenë tre janë larguar dhe kanë humbur gjurmët. RENEA ka blinduar zonën ku ndodhi ngjarja dhe ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB