Aktualitet

I vihet flaka biznesit të makinave me qera në Kamëz, shkrumbohen 6 mjete luksoze (Pamjet)

Dëmi që i është shkaktuar biznesit është i konsiderueshëm, ndërsa ngjarja ka qenë e qëllimshme

E.K
I vihet flaka biznesit të makinave me qera në Kamëz, shkrumbohen
Pamje nga djegia e makinave

TIRANË- Biznesit të makinave me qira Auto Hoxha të një biznesmeni në Kamëz i është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka dërguar pamjet për JOQ duke deklaruar se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Sipas tij në pamjet e kamerave të bizneseve të zonës, është pikasur momenti kur autori i ka vënë flakën 6 automjeteve të parkuara që jepeshin me qira. Dëmi konsiderohet i madh, teksa në listën e mjeteve të shkrumbuara bëjnë pjesë: Golf 6, Golf 5, Audi A6, dy KIA dhe një Mercedes S-Class.

Zjarrvënia ka ndodhur rreth orës 05:07 të mëngjesit të sotëm teksa flakët e zjarrit janë përhapur në zonë dhe është kërkuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB