Aktualitet

I vrau të atin, i plagosi nënën dhe rrëmbeu ish-të fejuarën, 4 vite më parë Buzi u mor peng për 400 mijë paund

Buzi u keqtrajtua për 12 ditë në mënyrë ç’njerëzore dhe videot i dërgoheshin familjarëve të tij.

F.I
I vrau të atin, i plagosi nënën dhe rrëmbeu ish-të
Refit Buzi

FIER-Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të kaluarën e 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja. 

I njohur edhe me emrin Nertil, 35-vjeçari në 2022 u mor peng në Angli nga 7 shqiptarë, për një shumë prej 400 mijë paundësh. Asakohe u raportua se autorët e pengmarrjes ishin pjesë e një grupi kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë. Buzi u keqtrajtua për 12 ditë në mënyrë ç’njerëzore dhe videot i dërgoheshin familjarëve të tij. 

Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane londineze./ZËRI

Poll

MOS HUMB