Aktualitet

Identifikohet personi që vrau Alfred Dedjan, pas krimit u largua në drejtim të Shijakut

Alfred Dedja u qëllua teksa konsumonte kafe.

F.m
Identifikohet personi që vrau Alfred Dedjan, pas krimit u largua në
Foto Ilustruese

TIRANË- Personi që ka vrarë me armë zjarri Alfred Dedjan, është identifikuar nga autoritetet. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se janë vënë në ndjekje të autorit, që pas krimit, është larguar në drejtim të Shijakut, përmes rrugës së vjetër. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në një lokal në zonën e Ndroqit. Alfred Dedja u qëllua teksa konsumonte kafe.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç. Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Poll

MOS HUMB