Aktualitet

Ikën i nxehti afrikan! Moti merr nesër kthesën e papritur

Në orët e mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

f.t
Ikën i nxehti afrikan! Moti merr nesër kthesën e papritur
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Fillimi i kësaj jave duke vazhduar edhe ditën e martë, të mërkurë pritet të sjellë ulje të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat maksimale të mos i kalojnë 36 gradë celsius. Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Në orët e mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 16 deri 31°C, në zonat e ulëta 20 deri 35°C dhe në zonat bregdetare 23 deri 35°C./ZËRI

Poll

MOS HUMB