
TIRANË- Vazhdojnë denoncimet lidhur me spitalin Onkologjik. Edhe sot, gazetari Osman Stafa ka denoncuar se ilaçet e kimio shiten kontrabandë përpara spitalit Onkologjik. Stafa përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se për shkak të mungesës së kimios sekserët e ilaçeve hynin edhe në spital, për t'u kërkuar mjekëve t'u çonin pacientë që t'u blenin medikamentet. Stafa denoncon se ilaçet shiteshin me një çmim shumë më të lartë se ai i përcaktuari dhe se edhe vetë shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku ka qenë në dijeni të këtij skandali.
“Prsh heceptina kontrabandë është blerë 800 euro. Por nëse pacienti nuk shkonte i referuar nga mjeku dhe kontrabandisti bindej, herceptinën e merrte 200 euro më pak. (Këto dëshmi do i publikoj me zë dhe figurë kur të vij koha). Më poshtë do publikoj rastin e një personi i cili ka blerë para derës së Onkologjikut, kimion. Kostoja e goserelinës? 262 mijë lekë. Është skandal dhe e papranueshme kjo situatë”, denoncon gazetari.
Denoncimi i Plotë:
Ilaçet kimio shiten edhe përpara Onkologjikut!
Në informacionet e mia, të mbështetaura edhe në prova e fakte, faktohet se shumë farmaci rreth e rrotull QSUNT dhe jo vetëm, shesin kimio kontrabandë. (Nuk mund të publikoj biseda, për shkak se vihen në rrezik njerëz).
Gjatë këtyre 5 viteve të fundit, mungesat e kimiove kanë qënë të frikshme. Prej këtyre mungesave kanë përfituar kontrabanda.
Sipas të dhënave që kam mbledhur, sekserët e ilaçeve kimio hynin edhe në spital, për t'u kërkuar mjekëve t'u çonin pacientë që t'u blenin medikamentet.
Pacientët prej hallit, dhe prej asaj që po përballeshin shkonin dhe i blinin, duke mos paguar vetëm vlerën e kimios kontrabandë, por edhe duke paguar një çmim për mjekun.
Si funksionon kjo?
Prsh heceptina kontrabandë është blerë 800 euro.
Por nëse pacienti nuk shkonte i referuar nga mjeku dhe kontrabandisti bindej, herceptinën e merrte 200 euro më pak. (Këto dëshmi do i publikoj me zë dhe figurë kur të vij koha).
Më poshtë do publikoj rastin e një personi i cili ka blerë para derës së Onkologjikut, kimion. Kostoja e goserelinës? 262 mijë lekë.
Është skandal dhe e papranueshme kjo situatë. (Kjo ka ndodhur përpara disa javësh).
Gjithashtu është e papranueshme kjo situatë, pasi mjekët dhe Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, kanë qënë në dijeni të këtij fenomeni dhe nuk e kanë ngritur si shqetësim. Por e kanë pranuar.
Pse e kanë pranuar?
Pse nuk kanë folur, kur nuk mund të trajtonin pacientët me kancer?
Si mjekë të caktuar bëheshin bashkëpunëtor të kontrabandës?
Mos ndoshta ka ndonjë arsye tjetër sesi mjekët e Onkologjikut, "binden" të mosflasin? /ZËRI