Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon masa sigurie për 20 persona, mes tyre njerëz të lidhur me median dhe kompani guackë

Në lidhje me inceneratorin e Tiranës, SPAK ka kërkuar zgjatjen e hetimeve, ndërsa në pyetje janë marrë një sërë zyrtarësh të lartë

E.K
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon masa sigurie për 20 persona,
Inceneratori i Tiranes

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar rreth masa të reja sigurie, mes të cilave edhe urdhër-arreste për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se një pjesë e masave të sigurisë janë dhënë për persona, që janë aktualisht në qeli, të dënuar apo në pritje të një vendimi nga ana e drejtësisë. Prokurori i SPAK Dritan Prençi është ai që ka firmosur masat e sigurisë, ndërsa dy prej tyre lidhen dhe me personazhe të medias.

Po ashtu nga SPAK janë identifikuar dy kompani guackë, që kanë qenë të përfshira në aferën e inceneratorëve.

Në fillim të dhjejtorit të vitit të kaluar, SPAK lëshoi 15 urdhër-arrestet e para për inceneratorin e Tiranës, ku mes tyre ishin Lefter Koka dhe Alqi Bllako, të cilët ndodheshin në burg, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët vijojnë të jenë ende në kërkim, si dhe drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB