
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është paraqitur sërish në SPAK. Teksa futej në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tushe ishte i shoqëruar nga avokati i tij. Burime për ZËRI bënë me dije Tushe po hetohet për fshehje pasurie, ndaj edhe sot në SPAK ka shkuar për të dhënë llogari para hetuesëve. Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, Tushe ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
"Isha thirrur për mosdeklarim pasurie, do ta shikojmë herë tjetër,"-tha në fjalën e tij ish-zyrtari socialist, të cili dyshohet se i janë gjetur pasuri që i kishte fshehur në emër të personave të tjerë.
Tushe u dënua po nga SPAK me 3 vite e 4 muaj burg për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim. Dënimin, Tushe e ka shlyer me afatet e paraburgimit dhe fitoi lirinë në muajin janar të këtij viti. Por mesa duket ka ende probleme me SPAK./ZËRI