Aktualitet

Tenderi i uniformave të Policisë/ Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pyetet mbi 1 orë në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK.

f.t
Tenderi i uniformave të Policisë/ Ish-ministri i Brendshëm
Sandër Lleshaj

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lleshaj është pyetur mbi një orë. Raportohet se ish-ministri i Brendshëm është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK.

Prokuroria e posaçme po kryen hetime për dyshime për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme. Specifikisht bëhet fjalë për tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 280 milionë lekë të reja, ose 2.8 miliardë lekë. 

Për këtë rast në mars të vitit 2020 ish deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kanë deponuar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë. Në akuzën e bërë nga ish-deputeti Murrizi asokohe, thuhej se në tenderin për uniformat e policisë janë reduktuar rreth 239 mijë artikuj, ndërkohë që vlera e tenderit nuk ka ndryshuar. Ky tender u pa si i dyshimtë për disa arsye, ku një prej tyre ishte se në kundërshtim me ligjin e prokurorimeve, afati i garës u shkurtua nga 52 në 24 ditë. SPAK ka arritur të verifikojë se uniformat e blera, ku çmimi për një kapele të tenderuar ishte 350 euro, nuk ishin në cilësinë e duhur dhe nuk justifikojnë të dhënat e tenderit.

 

 

Poll

MOS HUMB