Aktualitet

Iu gjet municion luftarak, arrestohet 61-vjeçari

Gjatë kontrolleve të bëra në banesën e 61-vjeçarit u gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

k.m.
Iu gjet municion luftarak, arrestohet 61-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- Një 61-vjeçar i identifikuar me inicialet S.A., është arrestuar nga policia në fshatin Kutreq. Gjatë kontrolleve të bëra në banesën e 61-vjeçarit u gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:


Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Kutreq". Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Iu gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë, në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kutreq".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 61 vjeç, banues në Kutreq, Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, në fshatin Kutreq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, krehër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB