DURRËS- Tre mjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës tek zona e ish-URT-së, nddërsa ngjarja dyshohet se është e qëllimshme.
Dy automjete tip “Benz” dhe një “Audi” janë përfshirë nga flakët, dy prej të cilave kanë pësuar dëme të mëdha.
Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se njëra prej makinave është në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE-së Arben Alushi.

Ngjarja ka ndodhur në orë 4:00 të mëngjesit dhe sipas hetimeve të deritanishme të ekspertëve, dyshohet se ka qenë e qëllimshme pasi janë gjetur shenja benzine, në afërsi të vendit ku ishin parkuar mjetet.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve për shkak të vendndodhjes së afërt të repartit zjarrfikës ka bërë të mundur mos përshkallëzimin e flakëve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI