Aktualitet

Iu vodhën 7 mln euro gjermanëve me Call Center, 13 vite burg për pronarin e bashkëpunëtorin! Shpëtojnë operatorët

Me 10 vite burg është dënuar Xhulian Xhafa për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

E.K
Iu vodhën 7 mln euro gjermanëve me Call Center, 13 vite burg për
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka dënuar këtë të hënë me 11 vite burg Erjon Kasmit, i cili është organizatori i skemës mashtruese të call center. Por ky i fundit do të vuajë në qeli vetëm 7 vjet e 4 muaj burg. Ndërkohë ka shpallur të pafajshëm operatorët që punonin në këtë skemë mashtrimi. Me 10 vite burg është dënuar Xhulian Xhafa për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Xhafa do të vuajë 6 vjet e 8 muaj burg. 

NJOFTIMI I GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë11.2023 Nr. Regj.Them. 38/123, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Gjykimin e çështjes penale në lidhje me procedimin penal nr.300 të vitit 2021 ndaj të pandehurve: Erjon Kasmi, Xhulian Xhafa, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj Erjon Bani dhe Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 190, 379, 380, 389, 380, 388 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 28/4, 47-50, 55, 143/b/2, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43, datë 08.07.2024, vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Kasmi për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Kasmi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Erjon Kasmi dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erjon Kasmi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Erjon Kasmi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Xhafa për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulian Xhafa, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhulian Xhafa dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhulian Xhafa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Xhulian Xhafa do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Anduel Gjergji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Anduel Gjergji me vendimin 313, datë 21.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ariol Zenuni, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Ariol Zenuni me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Emion Orizaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Emion Orizaj me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eris Kurila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Eris Kurila me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Evis Mahmutaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Evis Mahmutaj me vendimin 60, datë 15.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Shkurti, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Ilir Shkurti me vendimin 132, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Denada Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurës Denada Bardhi me vendimin 136, datë 20.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Indrit Tila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj të pandehurit Indrit Tila me vendimin 132, datë 18.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në qershor të vitit të kaluar, SPAK mbylli hetimit duke marrë të pandehur 13 shtetas shqiptarë me akuza për mashtrim kompjuterik dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas SPAK ka rezultuar se shtetasit gjermanë dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., ftoheshin nga agjentët e subjektit “Bluenergycall sh.p.k”, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.

Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Gjatë përllogaritjes së kryer dyshohet se vlera e arritur nga mashtrimi kalon shumë mbi 3 mln euro. Gjatë hetimit janë evidentuar dhe pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e të Eron Kasmi dhe Xhuljan Xhafa si të punësuar.

Konkretisht Erjon Kasmit i janë sekuestruar llogaritë në shumën totale 588.233 euro dhe 19.786.762lekë. Po ashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 19 pasuri të paluajtshme prej të cilave 9 apartamente, 3 garazhe, 1 ndërtesë, 4 pasuri pemëtore me sipërfaqe totale 3100 m2, si dhe 1 Truall me sipërfaqe 2750 m2 me një ndërtesë 750 m2. /ZËRI

Poll

MOS HUMB