TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, ka reaguar mbi sulmet që i janë bërë së fundi Prokurorisë së Posaçme, veçanërisht nga segmente të politikës. Dumani është shprehur se ai si drejtues i prokurorisë më të rëndësishme në vend është imun nga sulmet që bëhen nga politika, dhe se reagime të tilla nuk kanë asnjë reflektim në çështjet që ai ka në ngarkim.
Dumani tha se veprat penale të korrupsionit janë të vështira për t’u hetuar, pasi kërkojnë njerëz, kohë dhe teknika special të hetimit.
“Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si dtejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe ragimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurëve të SPAK. Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqetëson retorika politike në rapoet me hetimin.
Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk ka ka munguar as mbështetja buxhetore. Çështjet me natyrë korruptive, apo të tenderave janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojne kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi, historitë, por edhe hetimi proaktiv, hetimi zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh. Nuk mund të krahasohet një çështje që ne hetojme me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore.
Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik”, mësohet të ketë deklaruar Dumani.
Kur u pyet nga gazetarët se çfarë mase do të kërkohet në gjykatë për ish-kryeministrin Berisha, Dumani u përgjigj: Është në diskrecionin e prokurorëve të çështjes.
SPAK ka qenë së fundi në qendër të akuzave, veçanërisht pas masës së sigurisë së vendosur ndaj Sali Berishës, liderit historik të demokratëve. Ky i fundit ka deklaruar se SPAK është një vegël në duart e Edi Ramës, ndërsa nuk ka nguruar që t’i quajë prokurorët ‘laro’.
/ZËRI