Aktualitet

‘Je vrasës, fajin e kanë prokurorët që nuk të arrestojnë', avokati i Mediut-familjarëve të viktimave në Gërdec: SUS!

Familjarët e viktimave në Gërdec janë përplasur me Mediun në seancë

E.K
‘Je vrasës, fajin e kanë prokurorët që nuk të
Fatmir Mediu ne gjkko

TIRANË- Është shoqëruar me debate të fortë seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme, për çështjen Gërdeci, teksa familjarët e viktimave e kanë quajtur ‘vrasës’ ish-ministrin Fatmir Mediu. Në seancën e sotme, Mediu dhe avokatët e tij kërkuan që të bëhet një riekspertim për dënimin ekonomik që është shkaktuar në Gërdec.

Teksa Gjykata është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me kërkesën e mediut, familjarët e viktimave i janë drejtuar atij me fjalët “ti je vrasës, fajin e kanë prokurorët që nuk të arrestojnë”.

PJESË NGA DEBATI:

Mediu: Kjo është e qëllimshme për të mbajtur gjallë një proces politik. Pa asnjë hezitim mora përgjegjësinë morale, nuk u fsheha, nuk u largova dhe hoqa dorë nga mandati. Kërkoj që ky gjyq të bëhet live me kamera, që ta shikojnë të gjithë shqiptarët.

Durda: Mos na ofendo, nuk ke turp.

Visha: Nxirreni jashtë.

Mediu: Kam të drejtën të marr fjalën

Durda: E ka fajin prokuroria që nuk të ngre akuzën e vrasjes.

Visha: Nuk mund të dëgjojmë tallava dhe ofendime në mënyrë barbare.

Durda: Turp të të vijë.

Visha: S’më vjen turp nga ju. Jashtë nga salla. SUS të dy.

Feruzani: Mos më thuaj SUS mua.

Avokatët e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, thanë se ekspertët janë caktuar në mënyrë të njëanshme nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe se ekspertët janë në kushte papajtueshmërie për të kryer aktin e ekspertimit.

Ekspertët janë nga KLSH, Ministria e Drejtësise dhe nga Ministria e Financave.

Sipas avokatit Ligori, pyetjet drejtuar ekspertëve janë tërësisht juridike. Pjesa më e madhe e pyetjeve kanë natyrë juridike, jo teknike.

Ligori: “Është absurde të japin ekspertët përgjigje juridike. Kompetente është prokuroria dhe gjykata në këtë fushë, jo ekspertët. Kërkojmë kryerjen e një riekspertimi kontabël me 3 ekspertë të fushës. Asnjë nga ekspertët nuk kishte licencë”.

Po ashtu Mediu ka kërkuar në seancën e sotme, që procesi ndaj tij të jetë i hapur për mediat, dhe të ndiqet me kamerë. 

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB