GJIROKASTËR- Tregtarët rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në lagjen "Gëhot", pavarësisht ndërhyrjes së bashkisë për lirimin e hapësirave publike. Në kuadër të këtij aksioni, bashkia i zhvendosi ata në tregun e ri në lagjen “Zinxhira”, e megjithatë, tregtarët kanë kundërshtuar largimin, duke dalë sërish këtë të martë, në të njëjtën zonë si më herët.
Ata janë shprehur se ndodhen në kushte të vështira, teksa kërkojnë kushte për një treg të rregullt. Të shqetësuar për situatën e tyre, ata kërkojnë një treg si gjithë të tjerët, pasi janë të vetmet të ardhura që ata kanë për të jetuar.
“Ne jemi tregëtarë këtu, jemi të gjithë romë, përfaqësoj romët, ne jemi të gjithë hallexhinj, kërkojmë nje treg edhe ne si gjithë të tjerët”, tha një zotëri. “Këtu ishte një mjedis shumë i mirë, të jemi në rradhë të rregullt, të na sigurojnë edhe tualetet dhe furnizmin me ujë”, u shpreh një tjetë banor. “Ndodhi kjo për romët, që duan të na heqin nga vendi, të na bëjnë, të na rregullojnë vendin këtu, që të hamë edhe ne, të rrojmë”,
Kujtojmë se aksioni i lirimit të hapësirave publike po zhvillohet në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Rama. Bashkia e Gjirokastrës ndërmori një aksion për lirimin e mjediseve të përdorura ndër vite si treg nga pjesëtarë të komunitetit rom, për t'i zhvendosur ata në një treg tjetër të ri./ZËRI/