Aktualitet

FOTOT- Jeta si BOSS e Nuredin Dumanit në burgun 313/ Biseda me femra, laptop dhe thika në dhomë

Për shkak të statusit të veçantë dhe tregimit të disa krimeve, Dumanit i janë krijuar kushte komode në qelinë e burgut 313

E.K
FOTOT- Jeta si BOSS e Nuredin Dumanit në burgun 313/ Biseda me femra,
Nuredin Dumani dhe Alda Nikolli

TIRANË- Nuredin Dumani, një prej emrave më të përfolur të drejtësisë, i cili ka marrë edhe statusin e të pandehurit, duke dëshmuar një duzinë krimesh, është duke bërë një jetë luksi në ambientet e burgut 313 në Tiranë. Pavarësisht se prokuroria i ka ndaluar raportet fizike me vajza nga jashtë, sipas dëshmisë së të dashurës së tij për dy muaj, Alda Nikolli, komunikimet përmes skype Dumani i nka pasur të vazhdueshme. Madje dhe me dy vajza ose më shumë në të njëjtën kohë, siç tregonte vetë Alda Nikolli, e cila fliste me Dumanin në të njëjtën kohë si dhe e dashura e tij Mirjeta. Kjo e fundit është nga Kosova, dhe u arrestua nga policia së bashku me Dumanin, për t’u liruar disa muaj më vonë.

Dhoma luksoze e Dumanit në burgun 313

Sipas dëshmisë së Alda Nikollit, provuar dhe përmes fotove që ajo kishte bërë via skype me Dumanin, ku i fundit kishte pajisjet më të fundit teknologjike në dhomë, që nga laptopi, te kondicioneri apo thikat, që janë armë rreptësisht të ndaluara në ambientet e qelisë.

FOTOT- Jeta si BOSS e Nuredin Dumanit në burgun 313/ Biseda me femra,FOTOT- Jeta si BOSS e Nuredin Dumanit në burgun 313/ Biseda me femra,

Por jo vetëm kaq…

Po sipas dëshmisë së të resë nga Lezha, Dumani kishte akses të hynte dhe në qelitë e tjera të burgut 313, nën shoqërimin dhe ‘bekimin’ e punonjësve të policisë, e madje në dy raste javët e fundit kishte dhunuar kunatin e saj Amarildo Xhanej. Po ashtu sipas dëshmisë së Nikollit, Dumani vinte gjoba nga burgu, ndaj të dënuarve të tjerë, që i mundësonin atij të ardhura për të bërë jetën luksoze brenda qelisë.

Për të gjitha këto deklarata, Nikolli tha se kishte bërë denoncim në SPAK dhe policinë e Elbasanit, po që deri tani ndaj Dumanit nuk është ndërmarrë ndonjë masë. Madje prej ditës së djeshme në media qarkullojnë imazhe të reja të tij, ndërsa mban në qafë varëse, dhe herë të tjera eksperimenton me maska.

FOTOT- Jeta si BOSS e Nuredin Dumanit në burgun 313/ Biseda me femra,FOTOT- Jeta si BOSS e Nuredin Dumanit në burgun 313/ Biseda me femra,

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB