Aktualitet

Joni Keta, drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP voton nesër kreun e BKH-së

Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00, ku do të votohet për Joni Ketën për në krye të BKH-së, i cili do të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për një mandat 5-vjeçar.

zh.ll
Joni Keta, drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP voton
joni keta

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të mblidhet nesër, 9 dhjetor, për të votuar kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00, ku do të votohet për Joni Ketën për në krye të BKH-së, i cili do të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për një mandat 5-vjeçar.

Joni Keta u përzgjodh nga SPAK mes një liste prej shtatë kandidatësh, ku përfshiheshin edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano. Aktualisht, Keta mban postin e zv. Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Emri i tij u porpozua nga treshja Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra. 

Kush është Joni Keta

Joni Keta është aktualisht zv. Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda ndërsa pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta u përfshi në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai është djali i prokurorit Hysen Keta dhe i profesoreshës së njohur Majlinda Keta, Nga ana e babait, Joni Keta është dhe nipi i Myslym Ketës, i cili për kontributin e tij të shquar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare është nderuar me titullin “Hero i Popullit”./ZËRI

Poll

MOS HUMB