Aktualitet

Ka gisht në të paktën 5 vrasje, kush është Arben Lamçja, njeriu i "Darit të Elbasanit", në Kosovë mbante identitet rezervë

Lamçja ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër në momentin që ka rënë në pranga, i cili gjithashtu është arrestuar, por ende nuk i është zbardhur identiteti.

F.m
Ka gisht në të paktën 5 vrasje, kush është Arben
Arben Lamçja

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Arben Lamçja, një nga 33 personat për të cilët Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhërarrest, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë 2”, që goditi vëllezërit Çopja.

Lamçja u kap në Prishtinë, ku fshihej nën një tjetër identitet, Durim Plaku. Ai përdorej nga grupi i Franc dhe Hajdar Çopja, për të larë hesapet, si vrasës me pagesë dhe dyshohet si i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga grupi kriminal.

Lamçja ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër në momentin që ka rënë në pranga, i cili gjithashtu është arrestuar, por ende nuk i është zbardhur identiteti.

Nga ana tjetër, nuk dihen ende vrasjet konkrete në të cilat Arben Lamçja ka marrë pjesë me urdhër të vëllezërve Çopja.

Tashmë pritet që Lamçja të ekstradohet në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja alias Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, ndodhen në burg jashtë Shqipërisë. Franc Çopja është në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja në Dubai.

Njoftimi zyrtar i SPAK zbuloi se Çopjat kanë porositur të paktën 22 vrasje, katër prej të cilave janë realizuar, duke lënë pas 6 viktima, si: Endrit Alibej, Albert Dylgjeri, Erdal Duranay, Klevis Kapllani, Kelvin Baho dhe Andi Zylyfi.

16 atentate të tjera konsiderohet në dështuara, pasi objektivët kanë mbijetuar, ose në disa raste nuk janë plagosur fare. Realizimi i operacionit erdhi pas rrëfimit të Nuredin Dumanit dhe zbardhjes së bisedave të enkriptuara në “Sky ECC”.

 

Poll

MOS HUMB