Aktualitet

Kapen 100 kg kokainë në Spanjë, ishin sjellë me avion nga Ekuadori. Pranga edhe ‘kapobandës’ shqiptar, lidhje me Dubain

“Koka” e këtij grupi jetonte në Costa del Sol dhe ishte në kontakt të përhershëm dhe vizitonte rregullisht shefat e tij, në Shqipëri dhe Dubai, për të marrë udhëzime dhe për t'u dhënë atyre lajme

E.K
Kapen 100 kg kokainë në Spanjë, ishin sjellë me avion nga
Kokaine

SPANJË- Një sasi prej 100 kilogramësh kokainë, është sekuestruar nga policia në Spanjë, e cila vinte nga Ekuadori drejt vendit europian. Ministria e brendshme në Spanjë, thotë se për sasinë e madhe të kokainës së kapur janë vënë në pranga 12 persona, mes tyre dhe shtetas shqiptarë, kolumbianë, marokenë dhe evropianë.

“Organizata kishte kontakte të drejtpërdrejta në vendet kryesore të shitjes së kokainës, si Kolumbia dhe Ekuador, dhe me investitorë të fortë që banonin në Dubai. Droga, e cila ishte sjellë në Spanjë nga ajri, u gjet brenda një magazinë në Fuenlabrada, ku ishte depozituar nga anëtarët e organizatës”, thotë ministria e Brendshme.

Hetimet

Operacioni që ccoi në kapjen e drogës, ka nisur në fillim të vitit 2023, kur policia nisi të hetonte një organizatë kriminale që bazën e saj e kishte në Costa del Sol dhe të përbërë nga shtetas të Shqipërisë, Kolumbisë, Marokut dhe Suedisë. Anëtarët e këtij grupi kishin kontakte të drejtpërdrejta në qendrat kryesore aktuale të trafikut ndërkombëtar të drogës, si në Kolumbi, Ekuador dhe Dubai.

Kjo organizatë kriminale i dedikohej eksportit të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, si nga ajri ashtu edhe nga deti. Pas disa hetimeve, agjentët arritën të lokalizojnë anëtarët e rrjetit kriminal në Costa del Sol dhe Madrid. Përveç kësaj, ata zbuluan një mori takimesh mes tyre për të përgatitur dërgesat e substancave narkotike nga Amerika e Jugut në Spanjë. Nga ana tjetër, u konstatua se ata kryenin udhëtime në vende të tjera, përfshirë Dubain, ku ndodheshin investitorët kryesorë të grupit kriminal dhe u dhanë udhëzime pjesës tjetër të anëtarëve për të kryer biznesin e paligjshëm.

Mes arrestimeve të kryera në Spanjë, spikat edhe kreu i rrjetit shqiptar, i cili ishte në burg në pritje të ekstradimit në Shqipëri bazuar në një pretendim ndërkombëtar se ishte përgjegjës për veprën e vrasjes me dashje./ZËRI 

Poll

MOS HUMB