
SHKODËR- Gerlad Dragoti 22-vjeç nga Elbasani është arrestuar nga policia pasi kërcënonte një vajzë 21 vjeçe t'i jepte para. Denoncimi i të resë për kërcënimet e vazhdueshme që merrte nga 22-vjeçari, është bërë në Shkodër.
Dragoti nga Elbasani është kapur në një parkim në Tiranë kur po i merrte 500 $ 21-vjeçares. Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.
Nuk dihet lidhja e dy të rinjve. Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të tyre, për të mësuar më shumë për rrethanat e ngjarjes.
Ndërsa, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI