
KAVAJË- Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi kërcënoi me thikë kushërirën e tij 29-vjeçe. Blutë e Koçës bënë me dije se 34-vjeçari, ishte i identifikuar me inicialet B.A. është banues në fshatin Luz të Kavajës, ku dhe ka ndodhur ngjarja.
“B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushërirën e tij 29 vjeçe,”-bëhet me dije në njoftimin e Policisë. Po ashtu, janë prangosur edhe: I. Ç., 65 vjeç dhe B. Ç, 32 vjeç, babë e bir, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Q. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit; -B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushëriren e tij 29 vjeçe; -I. Ç., 65 vjeç dhe B. Ç, 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI