Aktualitet

Kërcënoi me thikë motrën dhe 3 nipërit e mitur për t'iu marrë para, pranga shqiptarit në Itali

Para oficerëve ai pranoi se kishte humbur kontrollin për shkak të refuzimit të motrës për t'i dhënë para për të blerë cigare.

f.t
Kërcënoi me thikë motrën dhe 3 nipërit e mitur për
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pas akuzave për shantazh dhe dhunë në familje. Mediat italiane raportojnë se 26-vjeçari shqiptar përdorte shpesh dhunë mbi motrën dhe tre fëmijët e saj të vegjël.

Së fundmi 26-vjeçari kishte nxjerrë thikën dhe kishte kërcënuar të motrën në sy të tre djemve të saj më i madhi 12-vjeç dhe më i vogli 4 vjeç, duke ju thënë se do t’;i vriste nëse nuk i jepnin lekët.

"Hesht, mos fol, përndryshe do të të pres fytin”-kërcënonte i riu.

Gruaja e cila është larguar nga shtëpia me tre fëmijët e saj ka lajmëruar policinë në gjendje shoku. Kur mbërriti policia, i riu ishte ende në shtëpi. Para oficerëve ai pranoi se kishte humbur kontrollin për shkak të refuzimit të motrës për t'i dhënë para për të blerë cigare.

34-vjeçarja tha se kishte pësuar më shumë se një sulm në periudhën e fundit, të cilat ndodhën kur burri i saj nuk ishte në shtëpi. Vëllai i saj, të cilin ajo e kishte pritur që nga mesi i dhjetorit, nuk punonte dhe kërkonte vazhdimisht para. Për shkak të këtyre shpërthimeve të pakontrolluara të zemërimit ai ishte shtruar dy herë në Qendrën e Shëndetit Mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB