Aktualitet

"Kërcet" grushti në Korçë/ Katër persona rrahin të riun në një lavazh, 30-vjeçari përfundon në spital (EMRAT)

Policia ka identifikuar autorët dhe ka shpallur në kërkim, Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

a.l
"Kërcet" grushti në Korçë/ Katër persona
Policia Korçë

KORÇË-  Një 30 vjeçar është dhunuar me sende të forta nga katër persona në ambientet e një lavazhi në Korçë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në lagjen nr. 16, ndërsa i riu me iniciale R. H., është transportuar në spital ku po merr trajtimin mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorët dhe ka shpallur në kërkim, Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

"Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrerhanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB