
GJERMANI- Autoritetet gjermane janë vënë në alarm, pasi 4 të dënuar janë arratisur nga një institucion mjekësor, ku trajtohen të burgosurit me probleme psikologjike ose të varur nga droga. Arratisja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa dyshohet se fillimisht ata kanë kërcënuar punonjësit e spitalit psikiatrik dhe më pas kanë mundur që të largohen drejt Alburgut.
Në një deklaratë të dhënë për mediat, policia gjermane ka dhënë detaje të hollësishme mbi personat e arratisur, një prej të cilëve rezulton shqiptar i Kosovës.
Të dënuarit përfshinin një shtetas boshnjak 31-vjeçar, dy 28-vjeçarë me shtetësi gjermane dhe një shtetas kosovar të moshës 27-vjeçare.
“Katër të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm,” tha policia, ndërsa të arratisur po kërkohen me helikopter dhe qen.
Katër të arratisurit:
1. Denis Eler, boshnjak
31 vjeç
rreth 88 kg
rreth 178 cm i gjatë
muskuloz/i hollë
Shenja në vetullën e djathtë
flokë të zinj
mjekër e zezë (e plotë).
Tatuazhet: parakrahu i majtë, dora e djathtë, veshi i majtë
Sipas informacioneve aktuale, Denis Eler ka veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra të zeza.
2. KÜHLBORN Moritz, gjerman
28 vjeç
85 kg
rreth 186 cm i gjatë
shtat i hollë
flokë të rruar (tullac)
Tatuazhe në të dy krahët/duart
Sipas informacioneve aktuale, Moritz KÜHLBORN ka veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza, të gjata sportive.
3. JIRIMIAS Angelo, gjerman
28 vjeç
rreth 65 kg
rreth 180 cm i gjatë
shtat i hollë
flokë bjonde të shkurtra.
Tatuazhet: parakrahu djathtas, krahu i sipërm majtas, në këmbën e majtë dhe të djathtë
Sipas informacioneve aktuale, Angelo JIRIMIAS ka veshur një bluze sportive me një kapuç në gri dhe atlete.
4. BEQIRI Zeqir, kosovar
27 vjeç
rreth 70 kg
rreth 185 cm i gjatë
shtat normal
flokë të gjatë bionde të lidhura në bisht
Mjekër e plotë
Sipas informacioneve, Zeqir BEQIRI ka veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza.
/ZËRI