Aktualitet

Kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Plarent Dervishajn

Në këto ngjarje, sipas SPAK, Dervishaj ishte pjesëmarrës, por ndaj tij ka akuza të tjera.

k.m.
Kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO
Plarent Dervishaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Plarent Dervishaj, i cili akuzohet për vrasjen e Vajdin Lamajt, Artan Arsit dhe Klodjan Saliut në vitin 2005. Në këto ngjarje, sipas SPAK, Dervishaj ishte pjesëmarrës, por ndaj tij ka akuza të tjera. Për atentatin e ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, SPAK ka dalë në përfundimin e tashmë i ekstraduari nga Dubai ka pasur rolin e porositësit. Edhe në shkallën e parë Dervishaj kërkoi lirinë, me pretendimin se në burg i rrezikohej jeta, por kërkesa e tij u hodh poshtë nga Gjykata. 

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 188 akti, datë 11.09.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të pandehurit/ankues P.D., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 103, datë 16.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën për ndryshim mase sigurimi)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 103, datë 16.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,”- thuhet në njoftimin e GJKKO./ZËRI

Poll

MOS HUMB