Aktualitet

Këshilli i BE-së miraton 13 milionë euro ndihmë për Forcat e Armatosura

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shefi i Diplomacisë europiane, Joseph Borrell u shpreh se vendimi i marrë sot është një arritje e rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen.

E.K
Këshilli i BE-së miraton 13 milionë euro ndihmë për
FA

TIRANË- Këshilli Europian ka dhënë këtë të hënë një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për ushtrinë shqiptare. Kjo paketë ka për qëllim rritjen e efektivitetit operacional të Forcave të Armatosura Shqiptare, veçanërisht në drejtim të lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shefi i Diplomacisë europiane, Joseph Borrell u shpreh se vendimi i marrë sot është një arritje e rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen.

Joseph Borrell: Shqipëria është një partner i besueshëm për sigurinë dhe një vend kandidat për në BE. Vendimi i sotëm është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Gjithashtu, ai pasqyron vlerësimin tonë për qëndrimin e Shqipërisë në linjë të plotë me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB