
TIRANË- Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Tiranë, pasi kishin përshtatur 2 subjekte për organizmin e lojërave të fatit. Në pranga të policisë ranë, P. L , 52 vjeç, Sh. Rr., 22 vjeç, A. LL, 18 vjeç, si dhe u shpall në kërkim administratori i lokalit E.T, 34 vjeç.
Gjatë operacioni, Policia sekuestroi 6 makineta dhe 2 aparat celular, që përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacionit policor të koduar “Game Over”, për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Tiranë, ku dyshohet se mund të kryhej kjo paligjshmëri, dhe si rezultat, kanë goditur 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve për këto raste, shërbimet e Policisë:
-arrestuan shtetasit P. L , 52 vjeç dhe Sh. Rr., 22 vjeç, pasi në aparatin celular të shtetasit Sh. Rr, u gjetën aplikacione të lotarive të palejuara. Shtetasi Sh. Rr, ishte i punësuar në lokalin në administrim nga P. L;
-arrestuan shtetasin A. Ll., 18 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. T., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin me administrator shtetasin E. T dhe punonjës A. LL, u gjetën 6 kompjutera që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e veprimtarisë të kundraligjshme të lojrave të fatit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./ZËRI