Aktualitet

KLP hap zyrtarisht garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, kandidatët kanë 30 ditë afat për të aplikuar

Prokurori i Përgjithshëm ka një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi. 

zh.ll
KLP hap zyrtarisht garën për postin e Prokurorit të
foto nga mbledhja e klp

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokuorisë (KLP) ka hapur këtë të enjte garën për zgjedhje e Prokurorit të Përgjithshëm, pasi mandati i Olsian Çelës përfundon së shpejti.

Mësohet se KLP ka vendosur një afat 30 ditor për kandidatët duke nisur që nga dita e nesërme, që të bëjnë aplikimet dhe të dorëzojnë dokumentet për postin e lartë të kryeprokurorit. Prokurori i Përgjithshëm ka një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi. 

Mandati 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, përfundon në dhjetor të këtij viti. Sipas ligjit, Prokurori i Përgjithshëm ushtron detyrën për një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.

Në mbledhjen e KLP-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Programi OPDAT./ZËRI

Poll

MOS HUMB