Aktualitet

KLSH 'nxin' Akademinë e Shkencave: Ka keqpërdorur fondet, abuzime me dietat dhe biletat e avionit! Problem hartimi i buxhetit

Ndër të tjera në raport thuhet se ka mungesë dokumentacioni sa i përket shpenzimeve, ndërsa ka parregullsi të rënda sa i përket hartimit të projek-buxhetit që sipas KLSH-së është detyrë e Kryesisë, por që kjo e fundit nuk e ka kryer.

Edon Kuqi
KLSH 'nxin' Akademinë e Shkencave: Ka keqpërdorur fondet,
Skënder Gjinushi, Akademia e Shekncave dhe raporti i KLSH-së

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditin e kryer në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ka konstatuar një sërë shkeljesh, të cilat kanë pasur efekt negativ në buxhetin e ASH-së. Ndër të tjera në raport thuhet se ka mungesë dokumentacioni sa i përket shpenzimeve, ndërsa ka parregullsi të rënda sa i përket hartimit të projek-buxhetit që sipas KLSH-së është detyrë e Kryesisë, por që kjo e fundit nuk e ka kryer. Por le ti marrim me radhë.

Studimi për imunizmin

Studimi pilot kryhej në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, përmes së cilës u siguruan mostra serumi nga dhurues të gjakut gjatë dy periudhave kohore, maj 2018 dhe fund maj 2020. Kontrolli I Lartë i Shtetit në auditin e kryer vëren se 14,865,889 lekë nga totali i shpenzime të harxhuara për studimin pilot janë të pambuluara me dokumentacion.

“Në një urdhër shpenzim akti i marrjes në dorëzim ishte pa firmë të Magazinierit, operuar në kundërshtim me UMF nr.30 datë 27.12.2011 “Menaxhimin i Aktiveve të NJSP”, pika 43. Sa i takon procedurës së kalimit të materialeve dhe kiteve nga magazina në qendra shëndetësore dhe persona përkatës mungon gjurma dokumentare e nxjerrjes së aktiveve nga magazina, operuar në kundërshtim me UMF nr.30 datë 27.12.2011 “Menaxhimin i Aktiveve të NJSP”, pika 38”, thotë KLSH.

Audituesit e KLSH ngrejnë alarmin sa i përket parave të harxhuara për blerjen e materialeve për testimin e gjakut, pasi studimi pilot kryehej me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe këto mostra janë marrë të gatshme nga QKTGJ dhe nuk argumentohet nevoja e blerjes së pajisjeve dhe materialeve për kryerjen e testimeve apo të pagimit të infermiereve për marrjen e gjakut nga pacientët.

Sa i përket këtij studimi, Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren se mungon gjurma e kryerjes së përzgjedhjes së personave të kontraktuar me kohë të pjesshme për efekt studimi, ku vlera financiare e akorduar për këtë qëllim rezulton në 3,099,760 lekë. Në kushtet e mungesës së dokumentacionit justifikues bazë dhe të domosdoshëm të kryerjes së pagesës nga Akademia e Shkencave drejt stafit mjekësor të përfshirë në projekt, vlera prej 3,099,760 lekë, përbën dëm ekonomik, thuhet më tej në raportin e KLSH.

Projekti “ArkeoBylis, gërmime metoda gjeofizike i agorasë së Bylisit”

Keqpërdorim i fondeve të buxhetit të shtetit janë venë re edhe në projektin “ArkeoBylis”, për gërmime të agorasë së Bylisit, me një kosto prej 28 mijë eurosh. Sipas KLSH-së, në kostot e studimit, përcaktuar nga ana e drejtuesit të projektit, specifikohej, përbërja me 3 persona (N.C, S.M dhe O.C, ku akomodim ishte parashikuar për 2 persona dhe dieta parashikuar për 3 persona). Por Kontrolli i Lartë shprehet se nga auditimi i urdhër shpenzimeve rezultoj se, për vitin 2022 personat që ishin paguar me honorare dhe dieta brenda vendit ishin të tjerë nga ata të parashikuar në buxhetin e projektit.

Kjo me argumentimin e ASH-së, se janë punëtorë të marrë për të realizuar punën në terren, por ndërkohë grupit të auditimit nuk iu vendos në dispozicion asnjë gjurmë dokumentare e numrit apo emrave të këtyre personave. Por jo vetëm kaq, sipas KLSH-së, mungon dhe publikimi i rezultateve të këtij kërkimi.

“Nga auditimi u konstatua se mungon Vendim i Kryetarit mbi miratimin e projektit për v.2021 – është sjell me observacionet e reja. Nuk ka asnjë rezultat final të dokumentuar nga ky projekt, apo gjurmë e publikimit të rezultateve të studimit- sjellë me observacion “Raport tetor 2021 mbi punimet elektrometrike të kryera në ndihmë të kërkimeve arkeologjike në bylis”, Relacion mbi Zhvillimin e ekspeditës në Bylis 7- 27.11.2022, Referuar në 26.01.2023 në Konferencë në Akademi të Shkencave”. Në raportin e dërguar në ASH për veprimtarinë e projektit “Arkeobylis 2023” nuk rezulton që ky raport të përmbajë ekstremitete të regjistrimit (vetëm nënshkrimi i drejtorit ekzekutiv pa numër protokolli, datë). Nuk ka asnjë rezultat final të dokumentuar nga ky projekt, apo gjurmë e publikimit të rezultateve të studimit, thuhet në raport.

Biletat e avionit për akademikët e jashtëm dhe dietat

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet se më datë 13 Tetor të vitit 2021 është kryer pagesa prej 525 USD ndaj një akademiku të jashtëm për rimbursim bilete për ardhjen nga SHBA për pjesëmarrjen në aktivitetin e organizuar nga akademia pa nr protokolli dhe pa datë të specifikuar se kur do të ishte aktiviteti. Ndërkohë më 10 Maj të vitit 2022, janë dhënë parapagim ndaj E.P dhe Sh.S në vlerat 1697 euro dhe 280 euro, për pjesëmarrje në aktivitete jashtë vendit, për këtë veprim nuk ka autorizim nga nëpunësi autorizues.

Pas kthimit nga shërbimi janë plotësuar dokumentat justifikuese. Nga auditimi rezulton se E.P ka pasur shpenzime 510 euro dhe duhet të kthente në arkë 1187 euro, por me mandat arkëtimin nr.4, datë 16.05.2022 ka kthyer 867 euro (ose 320 euro më pak. Ndërkohë shpenzimet e Sh.S kanë qenë 722 euro nga të cilat ka marrë paradhënie 280 euro dhe me Mandat pagesën nr. 19, datë 16.05.2022 i është paguar 122 euro (ose 320 euro me pak). Po ashtu gjatë muajit Maj janë disa shuma monetare si parapagim pa autorizimin e nëpupunësit autorizuaes.

KLSH 'nxin' Akademinë e Shkencave: Ka keqpërdorur fondet,
Pagesat

“Në të gjitha rastet është dhënë paradhënie për punonjësit e dërguar me shërbim jashtë vendit pa urdhërin e nëpunësit autorizues. Bashkëlidhur praktikave programe aktivitetesh pa data, pa nr. protokolli dhe të pa plotësuar mbi kostot e tyre apo edhe datat e aktiviteteve. Në asnjë rast nuk ka relacion mbi aktivitetin që është kryer. Janë kryer rimbursim biletash avioni për akademikë të ftuar kur vet akademia zhvillon procedura prokurimi për blerje biletash. Nuk ka dokumenta justifikimi bashkëlidhur për çdo mandat pagesë dhe mandat arkëtim por janë lidhur bashkë për një aktivitet. Janë kryer veprime arktimi mbi limit 1,000 lekë. Urdhërshërbimet të pa rakorduara pasi janë tërhequr vlerat monetare nga 1 person. Nga kryqëzimi të dhënave me pasqyrat financiare u konstatua mungesë e gjurmës së paraqitjes së paradhënieve. Nuk kryhet veprimi i kthimit të paradhënies pas kthimit nga aktiviteti. Janë kryer rimbursime biletash avioni për akademikë të ftuar kur vetë Akademia zhvillon procedura prokurimi për blerje biletash (1565 euro dhe 525 usd), vlerë e cila përbën shpenzim jo efektiv të buxhetit të shtetit, pasi nuk janë përdorur fondet me ekonomicitet. Nuk ka dokumente justifikimi bashkëlidhur për çdo mandat pagesë dhe mandat arkëtim por janë lidhur bashkë për një aktivitet”, thuhet në raportin e KLSH.

Po ashtu KLSH shton se në procedurat e Blerjes Dinamike të Biletave për Transportin Ajror me fond limit 160,430 lekë mungon ftesa nga vendet e huaja bashkëlidhur praktikës, organizimi i aktivitetit.

Mungesë dokumentacioni për mbledhjet e Kryesisë

Një tjetër pikë ku ndalet raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është puna e Kryesisë së Akademisë së Shkencave, e cila sipas audituesve nuk ka vepruar konform rregullave të përcaktuara dhe grupit të auditimit nuk i është vendosur asnjë dokumentacion për përgatitjen e projekt-buxhetit vjetor, detyrë kjo funksionale e Kryesisë. Po ashtu, përgjatë vitit 2022-2023 u konstatua se në përfundim të takimeve të kryera nuk janë mbajtur protokollet e mbledhjeve për vendimet respektive të çdo mbledhjeje, të cilat duhet të ishin regjistruar nga sekretari dhe të vendoseshin në dispozicion të drejtimit të njësisë publike

“Gjatë auditimit në terren, për gjithë periudhën objekt auditimi, nuk është vendosur në dispozicion asnjë dokumentacion për sa i përket përgatitjes së projekt - buxhetit vjetor, si një nga detyrat funksionale të Kryesisë. Për vitin 2021, nuk rezulton asnjë dokument i mbledhjeve të kryera nga GMS, ku pjesë e saj janë edhe anëtarët e Kryesisë, për përgatitjen e projekt-buxhetit vjetor. Për periudhën 2022-2023, u konstaua se në përfundim të takimeve të kryera nuk janë mbajtur protokollet e mbledhjeve për vendimet respektive të çdo mbledhjeje, të cilat duhet të ishin regjistruar nga sekretari dhe të vendoseshin në dispozicion të drejtimit të njësisë publike, veprime në kundërshtim me nenin 27 të Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, thuhet në raport.

Po ashtu ndër të tjera thuhet se mungesa e relacionit arsyetues vihet re edhe në kalimin pranë Akademisë së Shkencave të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA). Gjatë auditimit është konstatuar se nuk ka një relacion arsyetues nga Kryesia, mbi riorganizimin e këtyre instituteve, duke pasur në vëmendje se marrja e një vendimi qarkullues, formulohet dhe propozohet nga kryesia dhe më pas u përcillet anëtarëve për konfirmim./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB