Aktualitet

Kokainë dhe para, “Jessy” nxjerr zbuluar shqiptarin në Itali

Por, lëvizjet e tij të shpeshta tërhoqen vëmendjen e autoriteteve italiane, dhe çuan në kontrollin e tij fizik dhe në banesën e tij.

I.F
Kokainë dhe para, “Jessy” nxjerr zbuluar shqiptarin në
Pamje nga operacioni i Policisë

ITALI- Autoritetet italiane kanë ndaluar një shqiptar në Itali, pasi ishte përfshirë në trafikun e drogës duke punuar si “postieri”. Ai shpërndante te klientët drogën me biçikletë elektrike. Por, lëvizjet e tij të shpeshta tërhoqen vëmendjen e autoriteteve italiane, dhe çuan në kontrollin e tij fizik dhe në banesën e tij.

Qeni antidrogë "Jessy", zbuloi të paktën 30 doza kokainë, por ajo që ra në sy ishte shuma e valutës cash, plotë 10 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti i trafikut të paligjshëm.

Prokuroria e Cassino urdhëroi arrestimin e të riut. Por, gjyqtari për Hetimet Paraprake, në bazë të provave të mbledhura, ka urdhëruar që shqiptari t’i nënshtrohet masës së sigurisë detyrim paraqitje çdo ditë në komisariat./ZËRI

Poll

MOS HUMB