Aktualitet

Konflikti për pronën/ Plagosi me kaçavidë të vëllain, arrestohet pas një viti në arrati 45-vjeçari

Ngjarja e rëndë ndodhi si shkak i një konflikti pronësie në fshatin Tushemisht.

f.t
Konflikti për pronën/ Plagosi me kaçavidë të
pamje nga arrestimi

KORÇË-Policia ka vendosur në pranga një 45-vjeçar, i cili prej më shumë se një viti ishte në kërkim për shkak se kishte plagosur të vëllanë me kaçavidë. Ngjarja e rëndë ndodhi si shkak i një konflikti pronësie në fshatin Tushemisht. Ndaj tij, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar ”Sundimi i ligjit”.  Plagosi me mjet të mprehtë, vëllanë e tij, për motive pronësie, një vit më parë, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, u kap shtetasi D. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.07.2023, në fshatin Tushemisht, ka plagosur me mjet të mprehtë (kaçavidë), vëllanë e tij, për motive pronësie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./ZËRI

Poll

MOS HUMB