Aktualitet

Konkurrenca e padrejtë me kompanitë/ Shoqata e taksive në protestë, shoferët bllokojnë sheshin ‘Nënë Tereza’

Taksistët kanë parkuar mjetet e tyre në sheshin "Nënë Teresa", si shenjë proteste ndaj kushteve të vështira të punës dhe konkurrencës së pandershme me kompanitë e tjera të taksive.

k.m.
Konkurrenca e padrejtë me kompanitë/ Shoqata e taksive në
Protesta e taksive

TIRANË- Shoqata e Taksive të Tiranës ka dalë në protestë ditën e sotme. Taksistët kanë parkuar mjetet e tyre në sheshin "Nënë Teresa", si shenjë proteste ndaj kushteve të vështira të punës dhe konkurrencës së pandershme me kompanitë e tjera të taksive. Ndryshe nga taksistët që paguajnë taksa, konkurrentët e tyre kanë mjete që i përdorin për klientë, por nuk kanë licensë për të operuar. Po ashtu, në një komunikatë, ku edhe kanë listuar problemet e tyre, ata shpresen se një tjetër shqetësim kanë shtimin e mjeteve taksi, e cila ndikon në konkurrencën e pabarabartë. 

KËRKESAT E TAKSISTËVE:

1. Respektimin e tarifave të taksimetrit, si dhe kriteret për personat që shërbejnë Taksi.

2. Të jenë në pronësi të personit Targa, pulla e Bashkisë dhe Licenca.

3. Të mënjanohen nga shërbimi, të gjitha autoveturat, që nuk janë pajisur me licencën e taksive.

4. Për të mos dëmtuar nivelin e jetesës së qytetarëve të ulet cmimi i karburantit e të stabilizohet ai në nivelet e cmimeve të trgut ndrkombëtar, dhe garantimin e cilësisë.

5. Nga organet e Qarkullimit Rrugor, Shërbimi i Taksive të trajtohen më me kujdes e përparësi.

6. Përcaktimin e numrit të licencave në shërbimin taksi, sipas numrit të banorëve.

PROTESTA ME VIDEO: 

Komunikata e Sindikatës së Taksistëve:

Sindikata e Punonjësve të Transportit të Shqipërisë dhe Sindikata e Transportit Taksi së pari ju përshëndet të gjithëve për pjesëmarrjen. SPTSH dhe Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë, midis shumë dukurive të tjera, ndryshime të vrullshme e të pakontrolluara janë bërë edhe në sistemin e transportit rrugor me taksi, gjë që është rrjedhojë e shtimit të pazakontë të numrit të mjeteve të licencuara. Në këto ndryshime e rritje, krahas mjeteve të tjerë, bie në sy veçanërisht shtimi i madh i automjeteve taksi, ajo që ka spikatur e po spikat në mënyrë të veçante është mungesa e rregullave e anarkia në qarkullimin të mjeteve, gjë që jo vetëm ka cenuar e dëmtuar shërbimin e taksive, por në mjaft raste ka shkaktuar dhe konflikte të rënda. Shtimi i mjete Taksi ka rënduar shumë në përballimin e kushteve të jetesës të shumë Taksistëve. Konkurenca e pabarabartë në këtë shërbim, mjetet e pa licencuara, kriteret e punësimit, numri i lartë i mjeteve Taksi, çmimi i lartë i karburantit po ulin ndjeshëm të ardhurat e shërbimit, dhe po rëndojnë mbi qytetarët. Shprehim pakënaqësinë në protestën tonë për mosreflektimin e mungesën e përgjegjësisë dhe të dialogut nga Bashkia Tiranë që, para së gjithash është detyrim institucional dhe kushtetues. Duke i qëndruar kërkesave këmbëngulim deri në plotësimin e kërkesat të mëposhtme; 1. Respektimin e tarifave të taksimetrit, si dhe kriteret për personat që shërbejnë Taksi. 2. Të jenë në pronësi të personit Targa, pulla e Bashkisë dhe Licenca. 3. Të mënjanohen nga shërbimi, të gjitha autoveturat, që nuk janë pajisur me licencën e taksive. 4.Për të mos dëmtuar nivelin e jetesës së qytetarëve të ulet cmimi i karburantit e të stabilizohet ai në nivelet e cmimeve të trgut ndrkombëtar, dhe garantimin e cilësisë. 5.Nga organet e Qarkullimit Rrugor, Shërbimi i Taksive të trajtohen më me kujdes e përparësi. 6.Përcaktimin e numrit të licencave në shërbimin taksi, sipas numrit të banorëve.

Nëpër qytet qarkullojnë mjete që ofrojnë shërbime taksi, edhe pse nuk janë të licensuar, fenomen ky që gjithashtu është denoncuar në dokumentarin e "ZËRI-t". Edhe pse pa licensë, mjetet vazhdojnë dhe operojnë në treg në mënyrë abuzive dhe qarkullojnë me targa të bardha.

Pasi ZËRI denoncoi skandalin, Policia Rrugore zhvilloi disa aksione duke gjobitur shkelësit e ligjit./ZËRI

Poll

MOS HUMB