Aktualitet

Kryente vjedhje në dyqane të ndryshme në Tiranë, arrestohet 40-vjeçari

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në disa dyqane të ndryshme disa aparate celular.

I.F
Kryente vjedhje në dyqane të ndryshme në Tiranë, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në disa dyqane të ndryshme disa aparate celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe disa celularë të dyshuar të vjedhur nga ky shtetas.


“Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Phone store".

Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 40-vjeçar.

Sekuestrohen celularë të dyshuar të vjedhur nga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimeve të depozituara për disa raste vjedhjesh në dyqane që tregtojnë pajisje elektronike dhe celularë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Phone store".

Gjazë operacionit u arrestua shtetasi B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja". Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje, në disa dyqane në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularë të dyshuar të vjedhur nga ky shtetas”, njoftoi policia. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB