
TIRANË-E diela do të karakterizohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash në zona të ndryshme të vendit. Sipas MeteoAlb pas mesdite pritet që vranësirat të jenë preznete në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të vijojnë në zonat veriore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu në ekstremin Verior.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mengjes, por mesdita sjelle rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë./Zëri.ai