Aktualitet

KUJDES! Mesazhe mashtruese po dërgohen në telefon, mos i klikoni

Në fakt ky është një mashtrim.

I.F
KUJDES! Mesazhe mashtruese po dërgohen në telefon, mos i klikoni
Mesazhi

TIRANË- Bëni kujdes nga këto mesazhe! Mesazhe mashtruese janë duke u dërguar në numrat e telefonit të qytetarëve, ku ata ftohen për të marrë pako, që nuk ekzistojnë për porosi që nuk janë bërë kurrë. Në mesazh thuhet se është dërguar nga “Albania Post”, ku qytetarëve iu kërkohet të hapinm një link për të shkruar adresën e tyre të saktë, por në fakt ky është një mashtrim.

“Albania Post: Paketa juaj ka mbërritur në magazinë, por nuk mund të dorëzohet për shkak të informacionit jo të plotë të adresës. Ju lutemi konfirmoni adresën tuaj në lidhje.

https://postashqiptare.fidelisecur-ity.com/track

(Përgjigju "Po" më pas dilni nga SMS dhe hapeni përsëri për të aktivizuar lidhjen ose kopjoni lidhjen dhe hapeni në shfletuesin Safari) Ne do t'ju dërgojmë brenda 24 orëve, ju urojmë një jetë të lumtur”, thuhet në mesazh.

KUJDES! Mesazhe mashtruese po dërgohen në telefon, mos i klikoni
Mesazhi i dërguar

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, me Policinë e Shtetit që kanë reaguar duke iu kërkuar qytetarëve të mos klikojnë në link, pasi hakerat do të marrin të dhënat e tyre. Por, në lidhje me rastin e sotëm ende nuk ka një njoftim zytar nga autoritetet.

Ndaj, bëni kujdes dhe mos klikoni në asnjë link!/ZËRI

Poll

MOS HUMB