Aktualitet

Kush e vrau 'Kinezin' e Aldo Bares? Artan Tafani zbulon 6 ekzekutime, 2 në Greqi

Dëshmia e mikut të Laert Haxhiut ka zbardhur më shumë se 20 ngjarje që kanë ndodhur në vend, përfshirë atentate me eksploziv, plagosje, tentativa vrasjes dhe ekzekutime.

k.m.
Kush e vrau 'Kinezin' e Aldo Bares? Artan Tafani zbulon 6 ekzekutime,
Artan Tafani dhe Laert Haxhia

TIRANË- "Zëri.ai" ka zbardhur detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani. Në rrëfimin e tij, ai ka pranuar pjesëmarrjen në grupin kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu me bazë në qytetin e Lushnjes, por i përhapur në të gjithë vendin. Dëshmia e mikut të Laert Haxhiut ka zbardhur më shumë se 20 ngjarje që kanë ndodhur në vend, përfshirë atentate me eksploziv, plagosje, tentativa vrasjes dhe ekzekutime. Të njëjtat burime të "Zëri.ai" bëjnë me dije se deri më tani janë ndaluar disa persona në Elbasan dhe në Lushnje, ndërkohë që aksioni është shtrirë edhe në zonën e Korçës dhe Pogradecit, gjithashtu një bazë me ndikim për bandën e Haxhiut. Deri më tani, një prej fletë-arresteve mban emrin e Firdeus Berberit, vetëm 22 vjeç. Po ashtu, 2 persona kanë përfunduar në pranga edhe në Elbasan, por identitetet e tyre nuk janë bërë me dije.

Nga 6 vrasje të rrëfyera nga Tafini, 2 kanë ndodhur në Greqi, ndërsa të tjerat janë të shpërndara në hartën e Shqipërisë: Elbasan, Tiranë, Tepelenë dhe në Lushnje. Një prej të eliminuarve nga banda ka qenë Alban Semaku, i cili njihej në qytetin e Lushnjes si "Kinezi i Aldo Bares". Pasi nuk ishte kthyer në banesë, nëna e tij e kishte kërkuar në Policinë e Shtetit, por në fakt i gjeti vetëm kufomën të birit. Ai u ekzekutua në Peqin, më 17 tetor të vitit 2021, duke rindezur edhe njëherë përplasjet në bandën e Lushnjes. Alban Semaku, gjithashtu i njohur me emrin tjetër Elton Mermali, vrau Bledar Haxhiun, të afërmit e Laertit. Ky i fundit, aktualisht ka "ngecur" në shtetin grek, ku u kap në shoqërinë e Fierdeus Berberit. Shteti shqiptar kërkon ekstradimin e tij, por ende nuk ka një vendim nga gjykata greke.

Artan (Marjus) Tafani është emër i njohur për policinë, pasi ai u shpall në kërkim 3 ditë pas grabitjes së pikës valutore. Ai u identifikua pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, ku rezultoi se ai ka lëvizur me biçikletë dhe me pas ka humbur gjurmët me taksi. Për ngjarjen u arrestua edhe Enio Meçaj, në magazinën e të cilit u gjetën edhe rrobat që përdori në grabitje 39-vjeçari. Pikërisht tek garazhi ku u gjet biçikleta, ishte dhe një makinë që ishte përdorur më parë për ngjarje kriminale. Por se për cilën, ende nuk dihet. Ndërsa vetë Artan Tafani është gjetur teksa fshihej në një hotel në autostradën e Lushnjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB