Aktualitet

Kush është monstra e TikTok Altin Çoku, shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, mburrej live: Bëra dhe sherr me gruan

E reja ka pasur takim me 39 vjecarin në hotel dhe ai i ka bërë foto intime dhe i bënte presion

E.K
Kush është monstra e TikTok Altin Çoku, shtyu drejt
Altin Coku

TIRANË- Policia e Kamzës ka arrestuar 39-vjecarin Altin Coku për shkak se dyshohet për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes". Çoku është një personazh i njohur në TikTok, i cili ka qenë disa herë protagonist i sherreve dhe sfidave të ndryshme që bëhen në këtë rrjet social.

Ai dyshohet se i ka publikuar foton intime një 27-vjeçareje, e cila mbrëmjen e të shtunës i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e një pallati në zonën e Kamzës në Tiranë. Zëri ka siguruar dhe videon ku vetë Çoku tregon live për publikimin e fotove nga hoteli me viktimën, por pretendon se ato janë nxjerrë nga një shoku i tij dhe jo vetë ai. Vetë Çoku tregonte se publikimi i kësaj fotoje i kishte sjellë dhe probleme me gruan e tij, ndaj të cilës përdor në video sharje dhe fjalë fyese.

“Cuca e huaj është ndarë me burrë, dhe ka tentuar dy herë që të mbysë veten, dhe unë normal kam bërë debat me gruan time, dhe i kam thënë ik të q*** ropt. Kam shkuar në një lokal me një shok, dhe ajo goca më ka dërguar një foto që e kishim bërë në hotel. Ky rop q*** e ka marrë foton dhe e ka shpërndarë, dhe janë hapur adresa me foton e saj”, thotë Çoku në një video në TikTok.


Burime bëjnë me dije për Zërin se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte edhe një fëmijë. E reja ka pasur takim me 39 vjecarin dhe ai i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Më pas fotoja është publikuar në rrjetet sociale.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëthedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe kqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vazjave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër./ZËRI 

Poll

MOS HUMB