Aktualitet

Kush po kërkohej? Aksion në Vlorë, RENEA-t "blic" gjatë natës (PAMJET)

Aksioni ka nisur në orët e vona të mbrëmjes dhe ka zgjatur disa orë.

k.m.
Kush po kërkohej? Aksion në Vlorë, RENEA-t "blic"
Pamje nga aksioni

VLORË- Forcat RENEA dhe dhjetra efektivë të Policisë së Shtetit kanë rrethuar Vlorën. Aksioni ka nisur në orët e vona të mbrëmjes dhe ka zgjatur disa orë. Efektivët kanë kontrollluar disa zona në qytet, por edhe në dalje të Vlorës.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksionin, por mendohet se ka pasur informacione për persona të shpallur në kërkim. Kjo pasi në zonë është kontrolluar edhe një hotel të njohur në zonë, ku mendohej se po kalonin natën dy persona të shpallur në kërkim, megjithatë duket se edhe kësaj here, uniformat blu kanë dalë "duarbosh"./ZËRI

Poll

MOS HUMB