Aktualitet

Kushëriri i Blerina Metës hap 'arkivat' e një tjetër ngjarjeje tronditëse: Nëna e saj para disa vitesh vrau vjehrrën

Skënder Tuga tregon se nëna e kësaj të fundit disa vite më parë vrau vjehrrën dhe plagosi bashkëshortin, për të cilën bëri 6 vite burg. 

a.l
Kushëriri i Blerina Metës hap 'arkivat' e një
Skënder Tuga

DURRËS- Kushëriri i Blerina Metës në Kurbin, gruaja e 50-vjeçarit që u vra nga 3 fëmijët dhe u gropos në kasollen e bagëtive, ka hapur 'arkivat' e një tjetër ngjarjeje tronditëse që ka ndodhur këtë herë në familjen e Blerinës. Skënder Tuga tregon se nëna e kësaj të fundit disa vite më parë vrau vjehrrën dhe plagosi bashkëshortin, për të cilën bëri 6 vite burg. 

"Kushëri jam. Farefis jemi të gjithë. Bafti njeri i mbarë i urtë. Gruaja e tij pati vrarë vjehrrën. Bëri nja 6 vite burg e shoqja e liruan dhe e mori prap. Ka vrarë vjehrrën. 6 vite i bëri burg në Tiranë. Erdhi këtu u lirua dhe e morri bafti prap. E mori ai se ngeli vetëm. Goca e Baftit ne e kemi bijë nuk kemi nga ta mbajmë. Asaj i ndodhi disfata. Ka pas shkuar keq me burrin ka thënë. Burri ka dashur ta zotnojë me kohë e mëparshme jo liri. Kjo liri i qiti fare njerëzit. Sanije e ka pasur emrin. Sanije Tuga", tha ai për Report Tv.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në maj të 2010-ës. 52-vjeçarja Sanija Tuga, nëna e Blerina Metës u vu në pranga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Shkak është bërë një sherr i momentit dhe konflikte të hershme që kanë patur në shtëpi me njëra-tjetrë. Vjehrra Behare Tuga është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari por 52-vjeçarja nuk mund ta pranonte një gjë të tillë. Ajo ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të të dyve. Vjehrra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshorti ka mbetur i plagosur. 

Poll

MOS HUMB