Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme! Ja sa do të shkojnë temperaturat sot

Në mbrëmje do të vijojnë reshjet e shiu

F.I
Kushte atmosferike të qëndrueshme! Ja sa do të shkojnë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Pas mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të jenë disi më të dendura si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Në mbrëmje do të vijojnë reshjet e shiut ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi jugor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim deri në 7 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB