Aktualitet

Kontrollet për vrasjen e Gëzim Sinomatit, lëshohet urdhërarrest për një person

Personi për të cilin është lëshuar urdhërarresti akuzohet për armëmbajtje pa leje

E.K
Kontrollet për vrasjen e Gëzim Sinomatit, lëshohet
Gezim Sinomati

TIRANË- Policia e Vlorës ka lëshuar urdhërrrest për një person, gjatë kontrolleve për vrasjen e 22-vjeçarit Gëzim Sinomati. Personi për të cilin është lëshuar urdhërarresti akuzohet për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve që janë ndërmarrë në javën e fundit në Vlorë, u shoqëruan 15 persona, të cilët u lanë të lirë pasi nuk iu gjetën prova për përfshirjen në vrasjen e Sinomatit.

15 personat u ndaluan pas kontrolleve në më shumë se 20 banesave në Vlorë dhe rrethina, por pa mundur që të arrihet të provohet përfshirja e ndonjërit prej tyre, kryesisht rivalë të babait të 22-vjeçarit, Sokol Sinomati. Ky i fundit u lirua përkohësisht nga burgu i Fushë Krujës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij, i cili u vra vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Belgjika, dhe kishte dalë në ballkonin e shtëpisë për të pirë një cigare.

Gjatë kqyrjes së dhjetra kamerave të sigurisë, policia dhe grupi hetimor kanë pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje. Pikërshisht ky mjet, në pronësi të një shtetasi nga Elbasani, dyshohet se ka shërbyer për largimin e autorëve autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW e të cilin u krye atentati mafioz.

Gjatë dy netëve të fundit, në të gjithë Vlorën janë ngritur postoblloqe të shumta, me qëllim krehjen e zonës, por pa mundur që të zbardhet ngjarja e rëndë. Në komisariatin e qytetit ka qenë intesivisht i pranishëm dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili ka kërkuar hapjen e dosjeve të vjetra, me qëllim për të evidentuar të gjitha hasmëritë që mund të ketë pasur babai i viktimës, pjesë e bandës së Gaxhait, dhe i dënuar për vrasje./ZËRI 

Poll

MOS HUMB