
BULQIZË- Lëndohet një person në minierën e Bulqizës. Policia bën me dije se mëngjesin e kësaj të shtune, 53-vjeçari i identifikuar me inicialet B.S me profesion armator, është lënduar gjatë procesit të punës në një subjekt minerar. Në lidhje me ngjarjen Policia ka nisur hetimet. 53-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth ores 10:15, në spitalin e Bulqizës, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B.S., 53 vjeç, banues në fshatin Vajkal, me profesion armator në një subjekt minerar, i cili paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt. 53-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./ZËRI