Aktualitet

Lirohet nga burgu Alda Klosi

Duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, iu ul 1/3 e kohës së dënimit, dhe përfundimisht u dënua me 20 muaj burg.

k.m.
Lirohet nga burgu Alda Klosi
Alda Klosi

TIRANË- Lirohet Alda Klosi. Ish-këshilltarja e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi ka lënë sot ambientet e qelisë, pasi ka përfunduar kohën e dënimit të dhënë ndaj saj, prej 2.6 vitesh burg. Duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, iu ul 1/3 e kohës së dënimit, dhe përfundimisht u dënua me 20 muaj burg. Kohë dënimi që e ka shlyer. 

Por megjithatë, ajo do të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi po hetohet për një akuzë të dytë të pastrimit të parave.

Çështja e Alda Klosit lidhet me Rozeta Dobin dhe djalin e saj, Havierin, të cilët vodhën gati 500 mijë euro. Ndërkohë për djalin e saj, prokuroria kërkoi 4 vite burg dhe aplikim të uljes së dënimit me 1/3 dhe në bazë të nenit 59 të dënohet me 3 vite shërbim prove. /ZËRI

Poll

MOS HUMB